Sevim Arbana e Shoqërisë Civile ishte sot e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel për të diskutuar rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur 2 ditë më parë në Fier. Demokrat Medinaj qëlloi 31 herë me thikë gruan e tij, Irvana Hyka, e cila vdiq në vend.

Ndërkohë ditën e djeshme autori i krimit të rëndë u gjet i vdekur, por ende nuk dihen shkaqet. Ata ishin prindër të dy fëmijëve dhe thuhet se 28-vjeçarja ishte shtatzënë, por ende nuk është konfirmuar.

Lidhur me ngjarjen, Sevim tha se është rast i tmerrshëm që na tronditi.

“Ne duhet që ti kthehemi fenomenit social dhe kulturës shqiptare. A mund të quhet një shoqëri kjo? Është një shoqëri në degradim total.

Nga viti 2000 deri më sot, kemi gra të vrara me çekiç e mjete të tjera. Është një makrabitetit. Mjafton të shohësh në rrjetet sociale gjuhën e urrejtjes ndaj grave.

Imagjinoni vajzat e gratë nga periferia si komportohen në një realitet kaq të egër, ku as polici, gjykata, shteti dhe familja nuk të mbron.

Në vitin 1995 kemi hapur organizatën e parë “Mos heshtni” që u bënim thirrje vajzave e grave të tregonin shpullën e parë, fyerjen e parë. Këto do ju çojnë këtu ku janë këto viktima. Jam pa fjalë se çfarë po ndodh në këtë shoqëri maskiliste”, tha ajo.