Një 60-vjeçar nga fshati Medar, identifikuar si R. Ç., është proceduar penalisht pas dyshimeve se ka goditur me sëpatë qenin e shtetasit P. K., 43 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas përfundimit të hetimeve, kanë referuar materialet në Prokurori, ku është nisur procedimi penal për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

Pas hetimeve, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.