Gjykata e Tiranës ka lënë në masën arrest me burg Andi Vokrrin, i dyshuar për vrasjen e ndodhur në 20 janar në aksin Thumanë-Krujë.
Sipas gazetares së Top Channel Anila Hoxha, në burg mbeten për mos kallëzim krimi edhe Lorenc Goga dhe Fatjon Kulla. Të dy ata kanë deklaruar se u larguan nga vendi i ngjarjes nga frika dhe prandaj nuk e njoftuan policinë.
Kurse i dyshuari për vrasjen e 57-vjeçarit Petrit Ndou, këmbënguli se nuk e kishte vrarë ai. Prokurori i çështjes ka deklaruar në seancën me dyer të mbyllura se ekzistojnë provat ndaj tij.



