Një operacion i përbashkët mes Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe autoriteteve italiane ka çuar në goditjen e një rrjeti të strukturuar kriminal, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim parash.
Sipas prokurorit Vladimir Mara, në kuadër të këtij hetimi janë lëshuar 40 urdhër-arreste, jo vetëm për anëtarët e grupit kriminal, por edhe për disa zyrtarë shtetërorë të dyshuar për përfshirje në korrupsion. Po ashtu, janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm pasurish që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.
Citimi i plotë nga prokurori Vladimir Mara:
“Janë dokumentuar vepra korruptive në Shqipëri, masa nga Gjykata e Posaçme për korrupsion për zyrtarë shtetëror. Sot janë ekzekutuar dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga trafikimi i lëndëve narkotike. 3 restorante në Durrës, një bar-kafe, 6 shoqëri tregtare dhe një televizion në Vlorë.”