Aleks Visha është arrestuar në Dubai, ku jetonte prej disa kohësh, ndërsa lajmi është konfirmuar nga vetë ai përmes një reagimi në rrjetet sociale.
Sipas postimit të publikuar prej tij, arrestimi lidhet me një fushatë në platformën GoFundMe, ku pretendohet se janë mbledhur rreth 450 mijë dollarë për një vajzë shqiptare që po lufton me leuçeminë.
“Pas një GoFundMe ku u mblodhën 450k dollarë direkt në burg pse? Dhe deportim nga Dubai, pas një telefonate që thonë se unë jam kriminel”, shkruan ai në reagimin e bërë publik.
Deri tani nuk ka informacione zyrtare mbi akuzat konkrete që rëndojnë ndaj tij nga autoritetet e Dubait.
Gjithashtu, ende nuk është bërë e qartë nëse arrestimi i Aleks Vishës është kryer në bashkëpunim ose për llogari të autoriteteve shqiptare.
