Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja ka prezantuar ditën e sotme një nisme të ndërmarr nga DPSHTRR.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Gonxhja njofton se është alokuar financimi për projektin për Sitemin Fotovoltaik. Ky sisten do të aplikohet në 9 drejtori rajonale dhe synimi është shfrytëzimi I tarracave të hapësirave diell-mbledhëse në maksimumin e tyre.

“Kompleksi i ri i DRSHTRR Berat do të jetë pikënisja e një projekti 3-vjeçar, në rang vendi, bazuar në studime të leverdisë dhe kthimit të investimit! Krahas standardeve të eficiencës energjitike të aplikuara në çdo investim prej vitit 2019, DPSHTRR mbron ambientin, stabilizon koston e energjisë duke eliminuar rrezikun e varësisë nga rrjeti dhe rritjen e shpenzimeve si edhe maksimizon mirëpërdorimin përmes teknologjive miqësore me mjedisin!”- shkruan ndër të tjera Gonxhja në rrjetet sociale.

Njoftim i plotë:

Tjetër iniciativë RISI e GREEN nga DPSHTRR! PANELE DIELLORE!

Në buxhetin e 2022 dhe vijim kemi alokuar financimin e Projektit për Sisteme Fotovoltaike moderne, për 9 Drejtori Rajonale, me synimin për 100% shfrytëzim të tarracave e hapësirave diell-mbledhëse! Kompleksi i ri i DRSHTRR Berat do të jetë pikënisja e një projekti 3-vjeçar, në rang vendi, bazuar në studime të leverdisë dhe kthimit të investimit!  Krahas standardeve të eficiencës energjitike të aplikuara në çdo investim prej vitit 2019, DPSHTRR mbron ambientin, stabilizon koston e energjisë duke eliminuar rrezikun e varësisë nga rrjeti dhe rritjen e shpenzimeve si edhe maksimizon mirëpërdorimin përmes teknologjive miqësore me mjedisin! / Gazeta Shqip