Tensionet para Kuvendit sot nga protestuesit, kanë çuar në shoqërimin e disa prej tyre.

Një nga personat që u shoqërua në komisariat, ishte edhe Dritan Goxhaj. Këtij të fundit iu vunë prangat dhe më pas u mor nga policia drejt komisariatit.

Menjëherë pas shoqërimit të tyre, protestuesit e tjerë që ishin grumbulluar jashtë Kuvendit janë nisur dhe më pas stacionuar para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.

Ata janë ulur këmbëkryq jashtë dyerve të Drejtorisë së Policisë duke bllokuar këtë aks rrugor, ndërsa kanë bërë thirrje që protesta e cila mbahet çdo natë në orën 19:00, duhet të nisë tani.

Protestuesit bëjnë thirrje që të bashkohen të gjithë qytetarët në këtë pikë, dhe të nisë protesta dhe marshimi më herët seç ishte planifikuar.

Top Channel