Policia e Vlorës ka arrestuar një 31-vjeçar, i dyshuar për pjesëmarrje në grabitjen e tre banesave dhe një automjeti, në bashkëpunim me dy persona të tjerë.

I ndaluari, E. B., banues në Fitore, është vënë në pranga nga autoritetet, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë, G. S., 28 vjeç, dhe M. Z., 30 vjeç, janë shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve, mëngjesin e 17 marsit 2025, tre të dyshuarit kanë vjedhur dy banesa të shtetasve që ndodhen jashtë vendit dhe një tjetër shtëpi, duke marrë edhe një automjet të markës “Land Rover”. Mjeti është gjetur dhe sekuestruar nga policia si provë materiale.