Denoncimi
Veç qytetarëve të ndryshëm të Tiranës, pre e grabitjeve të dhunshme, tashmë po bien edhe shtetasit e huaj që vijnë në vendin tonë. Këtë herë, pre ka rënë një turist bullgar, të cilit i kanë vjedhur një varëse floriri. Burimet policore të kryeqytetit thanë se filloi procedimi penal dhe punohet për identifikimin e kapjen e autorit, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi bullgar, Dimitar Nikhalev Katev, 26 vjeç, lindur e banues në Sofje Bullgari. Sipas denoncimit të tij, më datë 3 maj, rreth orës 09.00, te stacioni i autobusëve të “City Park”, te Pallati i Kulturës, një person i panjohur i ka vjedhur varësen e floririt nga qafa. Menjëherë, i dëmtuari është paraqitur në polici dhe ka denoncuar çfarë ka ndodhur, duke dhënë edhe karakteristikat e personit të dyshuar.