Bashkia e Kolonjës dyshohet se është bërë shënjestër e një tentative grabitjeje, pasi një derë magazine në pronësi të saj është gjetur e hapur në rrethana të dyshimta. Ngjarja është konstatuar nga një punonjës i bashkisë, i cili ka bërë menjëherë kallëzim në Policinë e Kolonjës.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, shtetasi P.K., 28 vjeç, banues në Kolonjë dhe punonjës i bashkisë, ka raportuar se ka konstatuar të hapur derën e një magazine që i përket institucionit lokal. Në vijim të kallëzimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë kanë referuar materialet në Prokurori për vlerësim dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Bashkia e Kolonjës, ndërsa mbetet e paqartë nëse nga magazina janë vjedhur sende apo materiale.