Një berberhane ka rënë pre e një grabitjeje në Lezhë, teksa autorët janë dy të mitur.

Sipas policisë, të mitur janë proceduar në gjendje të lirë pasi u kapën në flagrancë brenda biznesit. Ata kishin thyer xhamat për të hyrë brenda dhe kanë vjedhur një shumë parash, mjete të ndryshme pune, 2 celularë, 1 biçikletë dhe sende të tjera, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjatë kontrollit fizik, 17-vjeçarit iu gjet një dorezë metalike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.