Një dyqan që tregtonte bulmet është vjedhur gjatë natës në qytetin e Pogradecit, në zonën e rrugës së spitalit.

Sipas informacioneve, persona të pa identifikuar kanë hyre në brendësi të njësisë së shërbimit dhe kanë vjedhur një sasi prej 2 milionë lekësh, së bashku me DVR e biznesit. Bëhet e ditur se kjo është vjedhja e dytë brenda 5 muajsh për të njëjtin biznes.

Aktualisht policia e Pogradecit po sekuestron kamerat e bizneseve ngjitur dhe shenjat e gishtërinjve në brendësi të dyqanit. Në te njëjtën rrugë vetëm disa muaj me parë u vodh një argjendari, për të cilën ranë në pranga 2 persona.