Një grabitje ka ndodhur në zonën e Yzberishtit, ku një person ka kërcënuar punonjësen e kasës të një marketi me thikë dhe ka arritur të marrë një shumë parash.
Sipas informacionit paraprak, shuma që ka marrë grabitësi dyshohet të jetë rreth 10 mijë lekë të reja, por ky informacion do të verifikohet gjatë hetimeve të mëtejshme.
Pas kryerjes së grabitjes, autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij. Strukturat e rendit janë duke analizuar kamerat e sigurisë dhe po kryejnë kontrolle të mundshme për të gjetur autorin e ngjarjes.
Policia apelon për çdo informacion që mund të çojë në zbardhjen e këtij rasti dhe kapjen e autorit.
