Ky që shihni në foto është Robert Duka, 50-vjeçari nga Vlora, që grabiti një bankë të nivelit të dytë në kryeqytet në zonën e Komunës së Parisit.
Të hënën e javës së kaluar, Duka u fut në bankë i armatosur dhe me skafandër në kokë, kërcënoi rojën e subjektit, më pas edhe arkëtaren, e cila nën kërcënimin e armës i dorëzoi shumën prej 60 mijë eurosh 50-vjeçarit, i cili më pas u largua me skuter elektrik siç vërehet edhe në pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat.
