Bardhyl Fusha, autori i cili grabiti 20 mijë euro në bankën në Tiranë rezulton sipërmarrës në fushën e ndërtimit. Para grupit hetimor ai ka deklaruar se ka borxhe.
Ndërkohë, nga një vëzhgim në faqen e tij në Facebook, dallohet se ai poston foto për lojëra me poker.
Behet me dije se arma e përdorur për grabitjen është sekuestruar dhe brenda saj u gjetën edhe 20 mijë eurot që autori arriti të marrë nga arka e bankës.
Dyshohet se kanë qenë edhe dy persona të tjerë të cilët e kanë ndihmuar të vërë në jetë planin për grabitjen e bankës, por kjo është një pistë që po verifikohet edhe nga grupi hetimor.

