Policia e Lezhes, Foto Ilustruese


Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili dyshohet se ka vjedhur me dhunë në banesë një gua nga Lezha. Ngjarja ka ndodhur në maj të këtij viti, ndërkohë që zyrtarisht policia sqaron se Romeo Moli, 20 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Kaçinar, të Mirditës, në maj të këtij viti dyshohet se ka vjedhur me dhunë banesën e shtetases Leze Gjoni.


I njëjti burim ka saktësuar se pas hyrjes në banesë autorët e kanë lidhur gruan, e më pas i kanë marrë disa bizhuteri floriri që mbante në shtëpi, si dhe një aparat telefoni celularë. Ndaj 20-vjeçarit është ngritur akuza për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Lezhës për hetime të mëtejshme.


7 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)