Një ngjarje e pazakontë ndodhi në orët e para të mëngjesit në stacionin e autobusëve “Maqedonia” në Selanik, ku një 35-vjeçar grabiti një shofer taksie duke e kërcënuar me shiringë.
Sipas policisë greke, 35-vjeçari hipi në taksi si klient, por në një moment nxori një shiringë dhe i kërkoi shoferit 20 euro. Viktima, një burrë 57-vjeç, i dorëzoi paratë nga frika.
Autori u largua nga vendi i ngjarjes, por u kap nga policia pak më vonë gjatë një kontrolli në zonë. Ai u arrestua dhe ndaj tij janë ngritur akuza penale për grabitje. Çështja i është referuar hetuesit të Selanikut për veprime të mëtejshme ligjore.