Policia e Tiranës ka ofruar informacion në lidhje me një grabitje që ka ndodhur në një pikë këmbimi valutor, brenda një qendre tregtare në zonën e 5 Majit. Sipas njoftimit zyrtar, një shtetas ende i paidentifikuar ka grabitur një shumë parash, nën kërcënimin e një arme zjarri (pistoletë), dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:10, ndërsa pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Ata kanë kryer rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth për të parandaluar arratisjen e autorit.
Aktualisht, policia po kreh zonën dhe vazhdon kontrollet intensive për të kapur autorin. Ndërkohë, grupi hetimor është duke punuar për sqarimin e plotë të rrethanave të grabitjes dhe zbardhjen e ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe po vijojnë kontrollet me qëllim kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
