RinasProkuroria e Krujës ka kërkuar sekuestrimin provave shkresore që përfshijnë kontratat dhe rregulloret përmes të cilave operonin në aeroport Aviacioni Civil, Ministria e Transporteve, Ministria e Brendshme, kompania private e sigurimit të aeroportit për të ruajtur sigurinë e territorit të aeroportit kombëtar.


Gjithashtu, në dispozicion të organit të akuzës janë vënë dhe kontrata e bankës private me kompaninë “Nazeri 2000” për shoqërimin e vlerave monetare si dhe një sërë dokumentesh të tjera të cilat janë duke u verifikuar nga grupi hetimor.


Ndërkohë, prokuroria është në pritje të planit të masave, që presupozohet se policia e shtetit kishte ndërmarrë në aeroportin e Rinasit vetëm një ditë pas sulmeve terroriste në Stamboll, ditë kur u shënua edhe grabitja në Rinas.


6 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)