Policia ka arrestuar një nga personat e dyshuar të përfshirë në grabitjen me armë të argjendarisë në Kamëz.

Mësohet se në pranga është vënë i riu nga Kruja, Elez Hysa 22 vjeç. Sipas hetimeve paraprake, 22-vjeçari dyshohet se është i implikuar në vjedhjen me armë të një argjendarie në pronësi të shtetasit O. L., ku autorët morën një sasi bizhuterish nën kërcënimin e armës. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe disa sende të kundërligjshme, të cilat konsiderohen të vlefshme për hetimin.

Njoftimi i policisë:

Veprime intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes me dhunë në një argjendari në Kamëz, më datë 16.05.2026.

Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, për identifikimin dhe kapjen e 2 shtetasve që vodhën nën kërcënimin e armës bizhuteri në një argjendari në Kamëz, kanë bërë ndalimin me iniciativë të shtetasit: -E. H., 22 vjeç, banues në Krujë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, është i implikuar në vjedhjen argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L., ku u morën një sasi bizhuterish. Gjithashtu, janë sekuestruar disa sende të kundërligjshme, të vlefshme për hetimin.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit dhe për dokumentimin e plotë të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.