“Katër persona të maskuar hynë në shtëpi, aty gjendeshim unë mamaja vëllai dhe tre fëmijët”.

Kështu e ka nisur rrëfimin anëtarja e Komisionit të Prokurimit Publik L. S., e cila ka pranuar vjedhjen e 200 mijë eurove dhe paundëve dhe rrëmbimin për pak orë të të vëllait.

Kjo ngjarje u zbulua nga SPAK gjatë hetimeve për shkelje të barazisë në tendera dhe ku përgjimet e shfaqnin punonjësen shtetërore duke u ankuar tek familjarët për grabitjen e ndodhur në qytetin e Librazhdit. Por ndërsa ky hetim është finalizuar me 11 të pandehur mes tyre edhe kreu i KPP Jonaid Myzyri, dosja e dytë e grabitjes po investigohet ende nga prokurori Elvin Gokaj.

Zyrtarja thotë se si një person u qëndroi me armë tek koka ndërsa të tjerët kontrolluan banesën, derisa gjetën vaultat euro dhe paund.

“Pastaj morën peng vëllain dhe e lanë në Labinot që ai të mos denonconte dhe ai u kthye në këmbë”– thotë zyrtarja, e cila insiston se paratë ishin dërguar nga vëllezërit e tjerë të cilët janë emigrant.

Grabitjen e ka pranuar dhe familjari tjetër, ndërkohë që SPAK është në pritje të përgjigjes nga policia lokale e Librazhdit dhe Elbasanit për të marrë detaje mbi ngjarjen./ Top Channel