Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin “Lefter Talo”, bashkia Finiq, ku dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në banesën e një çifti të moshuarish dhe kanë grabitur një shumë parash.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, grabitësit dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 78-vjeçarit S. K. dhe bashkëshortes së tij 79-vjeçare, Dh. K., gjatë aktit të grabitjes. Të moshuarit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Paraprak/Rreth orës 01:00, në fshatin “Lefter Talo”, Finiq, dy shtetas të paidentifikuar kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetasit S. K., 78 vjeç. Autorët dyshohet se gjatë kryerjes së vjedhjes kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit S. K. dhe bashkëshortes së tij, Dh. K., 79 vjeçe. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje“, thuhet në njoftimin e policisë.