Gramoz Ruçi mbajti sot fjalën e fundit si deputet nga Kuvendi i Shqipërisë, si dhe bëri një bilanc në lëgjislaturën e tij të nëntë, shtator 2017-shtator 2021.

Ruçi tha se kjo legjislaturë ishte një kantier i madh dhe produktiv i procesit ligjbërës.

“Seanca e fundit plenare, kjo ishte legjislatura për 100 vjetorin e parlamentarizmit shqiptar. Njëherësh kjo legjislaturë ishte produktive, e reformës në drejtësi, e nismës për çeljen e negociatave me BE, e reformës zgjedhore, kur Kuvendi u hap më shumë drejt shoqërisë civile, medias e qytetarëve.

U përballua një sfidë globale, pandemia e COVID, dhe e përballimit të vështirësive të tërmetit.

Kemi miratuar ligje për të cilat kishte nevojë vendi, u plotësuan pritshmëritë që kishin qytetarët ndaj nesh.

424 propozim të qeverisë, 59 nisma të deputetëve, 3 propozime të përbashkëta midis qeverisë dhe deputetëve dhe një propozim i një deputeti. 141 u miratuan me shumicë absolute.
Kuvendi miratoi planin e zhvillimit strategjik. Plani strategjik është një udhërrëfyes që ndërthur misionin, vizionin, vlerat prioritare, objektivat strategjikë”, deklaroi ndër të tjera Ruçi.