Kryeparlamentari Gramoz Ruçi është tërhequr nga politika aktive por duket se “shpirtin” e ka ende tek Partia Socialiste. Sot, Ruçi është parë jashtë Pallatit të Kongreseve në pritje të nisjes së Asamblesë së PS-së.
Edhe pse ka hequr dorë nga mandati i deputetit të fituar në qarkun e Fierit, sërish Ruçi duket se ka vendosur që të marrë pjesë në mbledhjet më të rëndësishme të familjes së tij politike.
Pranë Ruçit shihen edhe deputetët që muk do jenë në parlamentin e ri siç janë deputeti Ervin Bushati dhe Alket Hyseni. Edhe pse nuk janë në kuvend duket se socialistëve nuk i ndahet shpirti nga PS nga fotot shihet edhe Ditmir Bushati një ndër kritikuesit më të mëdhenj të Ramës./Gazeta Shqip