Inxhinierja Margarita Ballco e ftuar në “Shqipëria Live”, tregoi detaje tronditëse, se si funksiononte kampi MEK në Irak. Ajo tha se kishte dhunë, ndërsa gratë sterilizoheshin përmes ndërhyrjes kirurgjikale.

Ajo tregoi se personat brenda në kamp stërviteshin për luftë.

“Në kamp nuk lejohet të kesh një marrëdhënie, të kesh një familje. Atje kishte dhunë, gratë sterilizoheshin përmes një ndërhyrje.

Unë bashkëshortin, Hasanin e shikoja të frikësuar”, tha 28-vjeçarja në Shqipëria Live.