Policia greke ka vënë në pranga një 21-vjeçar shqiptar. Ai akuzohet se është përfshirë në trafik ndërkombëtar të drogës dhe i dyshuar për një vrasje në Shqipëri.


Operacioni është kryer në banesën e tij. Po ashtu thuhet se shqiptari, pjesë e një grupi kriminal që kryen trafik drogë nga Shqipëria në Greqi, kishte detyrë marrjen dhe transportimin e sasive të drogës nga kufiri i gjelbër greko-shqiptar me qellim magazinimin e tyre në banesën e tij Athinë.


Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën 3 kg 862 gram marijuane, 1 pistoletë me krehër, 1 thikë dhe 1 peshore.


17 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)