Mendohet se raporti i shumëpritur për ekonominë do të shtyhet pas zgjedhjeve amerikane
Për herë të dytë brenda dy muajsh përfaqësuesit e kreditorëve të Greqisë, e ashtuquajtura trojka, largohet për të paktën një javë nga Athina. Ndërsa në Madrid janë duke u diskutuar kushtet për një paketë shpëtimi për ekonominë ën krizë, zgjatet më tej koha për të njohur fatin e Greqisë. Trojka, BE-BQE-FMN, e përbërë nga përfaqësuesit ndërkombëtare, gjermanët Matthias Mors (Be)dhe Klaus Mazuch (Bcedanezi Paul Tomsen (FMN), u largua nga Athina për tu rikthyer sërish pas nj pauze reflektimi njëjavore.
“Ekipi i vendosur në Athinë, do të bëjë një pauzë të shkurtër në lidhje me negociatat me autoritetet greke për rishqyrtimin e programit. Pritet të kthehet në Athinë, pas rreth një jave”
kështu ka deklaruar Simon O’Connor, zëdhënësi i komisionarit për Çështjet ekonomike dhe monetare Olli rehn, gjayt një konference për shtyp në Bruksle. Sipas zëdhënësit të Rehnit, kjo pauzë një javore nuk duhet parë si problem apo ndërlikimin në bisedimet e nisura që nga mesi i muajit mars me Athinën për të verifikuar zbatimin e programit të shkurtimeve të hartuar me BE dhe FMN-në. “Nuk ka një kalendar të saktë”, tha O’Connor duke shtyrë kështu mundësinë që raporti i shumëpritur për të parë gjendjen ekonomike të vendit mund të shtyhet përtej tetorit. Negociatat e qeverise greke me përfaqësuesit e kreditorëve shkonin mirë deri dje, kur përfaqësuesi i FMN, Pol Tomsen ka ashpërsuar qëndrimin e tij duke kërkuar masa të reja me reduktime rrogash dhe pensionesh, kërkesë qe është hedhur poshtë nga pala greke. Ndër problemet e negociatave mes të dy palëve mund të përmendet ai për 2 miliardë euro për të cilat nuk po gjendet se nga do te përfitohen, pasi udhëheqësit e dy partive të tjera të koalicionit qeveritar, kanë kundërshtuar reduktime të mëtejshme të pensioneve dhe të pagave. Nga ana tjetër sipas agjencisë Reuters, raporti përfundimtar i specialistëve të trojkës për ekonominë greke nuk pritet sipas parashikimeve në fillim të muajit tetor, por pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, pasi udhëheqësit evropianë duan të shmangin çfarëdolloj reagimi që mund të shkaktoje ky raport tek tregjet, derisa të zgjidhet udhëheqësi i ri i Shtëpisë së Bardhë. Por ky shpjegim hidhet poshtë nga përfaqësuesit e trojkës. Në të vërtetë raporti i kreditorëve ndërkombëtarë të Athinës, pritej para mbledhjes së ministrave të Financave të Europgrupit, në 8 tetor. Ky raport po pritet me interes të madh pasi naty pritet të vendoset edhe fati vendit për daljen apo jo nga zona euro. “administrata Obama nuk dëshiron asgjë në nivel makroekonomik që mund të tronditë ekonominë globale para 6 nënorit”, tha për “Reuters” një tjetër funksionar i lartë europian , duke theksuar se edhe në të kaluarën raportet e Trojkës janë vonuar më shumë se koha e parashikuar. Divergjencat brenda Trojkës për shkak të problemeve të borxhit të Athinës zyrtare të kombinuara me presionin politik , duket se do të bëjnë që raporti të dalë nga mesi i nëntorit. Ndërkohë ka nga ata që këtë shpjegim të papritur e lidhin me zërat se FMN mund të largohet nga vendet anëtarë të BE që kanë kërkuar ndihme financiare duke lënë vetëm unionin evropian dhe BQE si palë për zgjidhjen e krizës në eurozonë.