Dy anije mallrash janë përplasur në det të hapur në ujërat e Greqisë, 78 milje në jug të Peloponezit.
10 marinarë janë shpallur të humbur dhe kanë nisur operacionet e kërkimit. Nga përplasja, anija “Piri Reis” është mbytur menjëherë.
Forcat e shpëtimit dhe helikopterë të rojës bregdetare ndodhen në vendin ku u përplasën anijet.
29 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)