Lista që përfshin emra të zyrtarëve të lartë grekë, ish ministra, biznesmenë të njohur me llogari të majme bankare në Zvicër është botuar në një revistë nga Kostas Vaxevanis

Kostas Vaxevanis
Lista misterioze e 2.059 evazorëve fiskalë grekë, të cilët mendohet se kanë depozituar në banka të ndryshme në Zvicër rreth 2 miliardë dollarë është publikuar në revistën ‘Hot Doc’ nga gazetari investigativ, Kostas Vaxevanis, i cili menjëherë pas daljes së këtyre emrave është arrestuar.
Bëhet fjalë për një numër të madh zyrtarësh dhe emrash të njohur (mes të cilëve ish ministri Antonis Samaras, tre ish ministra dhe shumë biznesmenë të njohur) në Greqi që kanë fshehur të ardhurat e tyre prej afro 2 miliardë dollarësh, duke shkaktuar një evazion të madh fiskal në vendin helen.
Lisat e njohur ndryshme edhe si ‘Lista Lagarde’, për shkak se ishte shefja e FMN, Christine Lagarde që e kishte dorëzuar këtë listë me 2.059 pranë autoriteteve të Greqisë 2 vjet më parë u mbajt e fshehur për 2 vjet me radhë edhe pse mendohet se personat që ndodhen në kanë shkaktarët kryesorë të krizës që pllakosi vendin, pasojat e të cilës ndihen sot më shumë se asnjëherë.
Por, arrestimi i gazetarit që nxori në dritë për publikun skandalin e zyrtarëve grekë është konsideruar si një turp i drejtësisë greke, që nuk arriti të gjykonte shkaktarët e vërtetë të evazionit shkatërrimtar për ekonominë helene dhe në vend të kësaj zgjodhi të gjykonte njeriun e vetëm që zbardhi emrat e evazorëve fiskalë.
28 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)