Ditën e sotme i ftuar në emsionin Breaking në Top News ishte profesor, historian Arben Llalla i cili dha interpretimin e tij mbi lajmet greke për deputeten e nismës “Shipëria Bëhet”, Ana Dajkon.
Profesori shpjegoi se shumë portale greke kanë shkruar artikuj mbi deputeten duke e cituar atë me origjinë greke dhe si zërin e minoritetit grek në parlamentin shqiptar.
Ai gjithashtu shtori se Shqipëria Bëhet nuk bëhet me deputetë të moshës 60 vjeç dhe me një shkollë të mesme kur në shqipëri ka të rinj të aftë dhe me fakultete.
“Unë nuk merrem me personazhe, nuk merrem me gjysh, stërgjysh e sete të tjera. Të gjithë vijmë nga familje patriotike, dhe prandaj e them me bindje se nga vij. Nga ana tjetër, u shqetësova nga lajmet në portalet greke, të cilat theksojnë se fshati nga vjen ajo zonja dhe shoqatat e atij fshati po e paraqesin atë si zërin e pakicave kombëtare greke. Janë portale të fshatrave të minoritetit grek, faqe në Facebook ku janë aktivë anëtarë të komunitetit grek.
Shqipëria nuk bëhet me 64-vjeçarë dhe me shkollë të mesme, kur ka të rinj me fakultete. Kjo më kujton zgjedhjet e deputetëve në Greqi, ku një parti kandidoi një zonjë 70-vjeçare me vetëm katër klasë shkollë. Na vjen keq që “Nisma Shqipëria Bëhet” ecën kështu merr 64 mijë vota, ku e votojnë të rinjtë, dhe dërgon në Kuvend një 64-vjeçare me gjimnaz. Respekte për moshën, se edhe unë kam një nënë 70-vjeçare, por jemi në vitin 2025. Flasim për një Shqipëri që duhet të ndërtohet mbi rininë dhe njohuritë e kapacitetet e thella, jo mbi 60-vjeçarë me shkollë të mesme.
Si historian, bëra një hulumtim dhe interpretim të asaj çfarë thonë portalet greke, mbiemri ‘Dajko’ është i bashkëshortit, ndërsa ajo ka një mbiemër tjetër, që fillon me shkronjën ‘P’. Portale të ndryshme greke kanë shkruar për ‘helenizimin’ dhe e paraqesin si greke, si ‘zëri ynë’. Nuk është mendimi im personal, por interpretimi i portaleve greke.”