Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja që shkaktoi shumë zhurmë në personelin e AlbControl, duke çuar deri në pezullimin e fluturimeve të avionëve në Rinas.
Dëshmia kryesore është ajo e kontrollores Flora Ndreca, e cila ndodhet pas hekurave për shpërdorim detyre, bashkë me dy kolegë të saj.

Ajo ka sqaruar se pasi u njoftua nga drejtoria për pushimin e saj dhe të 4 kolegëve, vetëm emrin e saj dhe të supervizorit, Muhin Mezini ia hoqën emrin nga grafiku, ndaj edhe nuk shkuan në punë.

Sipas Ndrecës, kolegët e tjerë iu bashkuan grupit në shenjë solidarizimi, ndërsa ajo tha se nuk kishte pasur asnjë rol. Mes të tjerash ajo tregoi edhe për takimin me presidentin Meta që zhvilluan më 30 maj, ku ishte ajo bashkë me disa kolegë.

Seanca e marrjes në pyetje

Pyetje: Nga kqyrja e aparatit tuaj celular, në rubrikën Whatsapp, rezulton se nga komunikimi yt me sms, me shtetasin Muhin Mezini (i regjistruar në telefonin tuaj me emrin Mimi, sipas deklarimit tënd), me detyrë supervizor i turnit, më datën 01.04.2021 i keni dërguar një sms me këtë përmbajtje “Presim, të hënën përgatisim hapat pastaj”.

Ndërkohë në deklarimin e dhënë sot përpara nesh, keni deklaruar se nuk keni patur dijeni ne lidhje me deklartatat e paaftësisë të kolegëve tuaj, ndër to dhe të Supervizorit të turnit Muhin Mezini, deri në momentin kur jeni thirrur dhe ju është komunikuar fillimisht e verbalisht ndërprerja e marrëdhëenieve të punës dhe më pas po në praninë tende ju është komunikuar verbalisht ndërprerja e marrëdhënieve të punës dhe 4 katër kolegëve tuaj? Çfarë keni për të na thënë në lidhje me këtë?

Përgjigje: Sicc e kam shpjeguar dhe më sipër, situata e krijuar që prej një viti, pra ulja e pagës në mënyre të njëanshme, mungesa e dialogut social dhe indiferentizimi i treguar nga institucionet ligjzbatuese dhe situata ishte e pritshme. Përsa i përket deklaratës së paaftësisë së përkohshme të plotësuar nga Muhin Mezini, po deklaroj se une me Muhinin kemi diskutuar në lidhje me situatën e krijur, pra stresin e krijuar dhe kisha dijeni se dhe Muhini do plotësonte deklaratën e paaftësisë të përkohshme, si dhe për kolegë të tjerë isha në dijeni, pasi situata nuk mbante më.

Pyetje: Keni gjë tjetër për të thënë?

Përgjigje: Gjë tjetër nuk kam për të thënë. Përsa thashë më sipër janë të vërteta, janë thëniet e mia dhe pasi i lexoj i firmes pa verejte. Në rastin tim unë kam përzgjedhur skemën e kompetencës, kam tërhequr formualarin që më duhej dhe para se të plotësoja formularin kam plotësuar në kompjuter në formatin elektronik për sajftin TOKAI. Në TOKAI mund të pasqyrosh të gjitha shqetësimet që ndodhin në sallën operacionale, unë kam zgjedhur që të plotësoj si shqetësim të ndodhur stres dhe fatigue (lodhje, këputje etj).

Theksoj faktin se pasi e kam plotësuar këtë shqetësim nuk e kam dorëzuar thjeshtë e kam plotësuar dhe e kam lënë në gjendje të plotesuar por pa e nisur. Në momentin që unë e nis këtë formular të plotësuar në TOKAI, e nis Drejtorisë së SEFETY. Dhe kjo drejtori pasi e merr vlerëson nëse duhet dërguar Autoritetit Civil, Autoriteti Civil e vlerëson, nëse do mbyllet në Autoritetin Civil, apo do e dërgojë Eurocontrolit nëBruksel.

Unë nuk e dërgova këtë formular, pasi kam pritur pasi doja te sigurohesha se formularl ishte i plotësuar korrekt. Më pas kam plotesuar deklaraten e paaftesise, dt 06.04.2021 ku kam pasqyruar se ” Duke u bazuar në skemën e kompetencës kapitulli i aftësisë së përkoheshme paragrafi 123/3. i Kodit Ajror, për arsye stresi dhe lodhje nuk mund të kryej punen e kontrollorit dhe për një periudhë 3-4 ditore për rikuperim.

Stresi i akumuluar për shkak të situatës finaciare dhe Covid 19, mosmbulim i paketes mjekesore (covid 19), as sigurimet shoqërore as nga kompania, ne rastin konkret Spiltai Amerkian. Pas plotësimit të kësaj deklarate, e kam dorëzuar tek supervizori i turnit tek shtetasi Muhin Mezini. Ky i fundit e merr deklaratën dhe e con tek eprori jonë Voltan Vorbesi dhe Voltan Vorbesi, duhet ta kete derguar tek Drejtori Operacional Dritan Isaku. Pasi përfundoi turni i parë i dates 06.04.2021, pas orës 14.00, qe përkonte dhe me përfundimin e turnit, u zëvendësuam nga kolegët që do merrnin turnin dhe zbresim për tu larguar për në banesat tona, sic ishin të gjithë punonjësit e turnit pra ishim gjithsej 6 veta.

Pasi kam dalë nga ambientet e aeroportit Nene Tereza, jam telefonuar nga eperori im Voltan Vorbesi dhe me ka njoftuar që të kthehem në kompani dhe më tha se ” keni firmos një deklaratë”. Në momentin që jam kthyer më kanë thënë të pres tek salla e pushimit, kur kam shkuar tek salla e pushimit kam gjetur dhe kolegët e mi të turnit të parë konkretisht shtetasit Muhin Mezini, Gentjan Hodo, Edvin Bakiri dhe Nelton Shabani.

Kemi pritur derisa erdhi Voltan Vorbesi i cili më thirri për të shkuar në zyren e Dritan Isakut. Kur kam shkuar në zyrë kam takuar Drejtoreshen Jurdike të Albcontrol me mbiemër Herenei por emri nuk më kujtohet pasi është punonjëse e re ne institucion, dhe e pranishme ka qenë dhe Drejtoresha e Burimeve Njerëzore shtetësja Alba Halili. Nga burimet njerëzore njoftohem për shkëputjen e mardhënies time nga puna dhe duhet të firmosja për marrjen e njoftimit.

Unë kam refuzuar marrjen e njoftimit dhe kam kërkuar arsyen e e ndërprerjes së mardhënies së punës. Dhe kam marrë përgjigje se për arsyen e ndërprerjes së marrëdhënies së punës do njoftohem më datë 12.04.2021, ora 10.00, pranë zyrës Administrative të Albcontrol.

Gjatë kohës që unë kam qenë në zyrë, në të njëjtën zyrë në prani të të njëjtëve persona janë thirrur dhe kontrollorët e tjerë dhe konkretisht Muhin Mezini, Gentjan Hodo, Edvin Bakiri dhe Nelton Shabani dhe jemi njoftuar për shkëputjen e marrëdhënieve të punës, pa argumet, me peretendimin se do njoftohemi më date 12.04.2021, ora 10.00.

Ne të pestë kemi njoftuar nëpërmjet telefonit gjithë stafin koleget tanë, ku stafi ynë përbëhet nga 65 kontrollor, dhe i kemi informuar se në të pestë jemi hequr nga puna pa arsye, por mesa kam kuptuar arsyeja e ndërprejes së mardhënies së punës, ishte për shkak të plotësimit të deklaratës së paaftësisë së përkoheshme.

Kemi marre të gjithë kontrollorët dhe në shenjë solidariteti të gjithë kontrolloret, ato që nuk ishin në shërbim dhe jemi mbledhur përpara godinës operacionale, derisa është erresuar. Dhe kemi qënduar aty, derisa ka dale nga ambientet e punës Drejtori Pergjithshëm i Kompanisë, shtetasi Mina Kusta.

Pastaj kemi vendosur të gjithë bashkë, për të respektuar parimin se ne të gjithë kemi patur dakortësi, nëse A një kontrollor padrejetsisht jemi prekur të gjithe. Duke qenë se u prekëm 5 kontrollor, që do ishin prekur të gjithë. Kemi ndejtur tek hoteli në afërsi të zyrave të albcontrol, derisa unë vendosa te shkoj nëKlan Tv, për të bërë thirrje për negociata me qëllim që të hapet hapësira ajrore, për të mirën e pasagjerëve dhe të mirën e kompanive ajrore.

Pyetje: Më date 06.04.2021, pasi keni plotësuar deklaratën për paaftësi të përkoheshme në punë dhe keni bërë dorëzimin e saj, ku keni shkuar më pas?

Përgjigje: Pasi kam plotesuar dhe dorezuar deklarten, sic dhe e shpjegova kam dale nga ambinetet e punes dhe jam njoftuar nga eproret e mij dhe jam kthyer perseri ne ambinetet e punes ku me eshte komunikuar verbalishte nderprejea e marrëdhënieve të punës dhe më pas më është njoftuar dhe me emali, si dhe më hoqen nga grafiku. Pasi kam dale nga ambientet e punës, sicc e kam sqaruar dhe më sipër, unë së bashku me katër koleget e mij shtetasit Muhin Mezini, Gentjan Hodo, Edvin Bakiri dhe Nelton Shabani, jemi ulur pranë Hotel Tirana tek ambienti jashtë për të pirë kafe ku pas rreth një apo dy orë kanë ardhur dhe kolegët e tjerë, me përjashtim të atyre që ishin në pozicionin e punës, pra ato që kishin turnin. Ndërsa gjithë të tjeret kanë ardhur aty.

Pyetje: Mban mend se me cilin nga kolegët ke komunkuar ti me datë 06.04.2021 në telefon?

Përgjigje: Nuk më kujtohet saktësisht nëse kolegët e tjerë i kam njoftuar unë , apo ndonjëri nga shtetasit Muhin Mezini, Gentjan Hodo, Edvin Bakiri dhe Nelton Shabani. Ideja e njoftimit ishte në shenjë solidarizimi, pra nëse një kontrollor cenohet padrejtësishe, prezumohet se janë të gjithë të cenuar të gjithë kontrollorët.

Pyetje: Cila është arsyeja që nuk jeni paraqitur në punë me datë 07.04.2021?

Përgjigje: Arsyeja që nuk jam paraqitur në punë me datë 07.04.2021, është pasi unë dhe shtetasi Muhin Mezini supervizori i turnit jemi hequr nga grafiku dhe jemi njoftuar me e-mail për ndërprerje të marrëdhënieve të punës, ndërsa tre kolegët e tjerë që përmenda më sipër, nuk janë njoftuar me email, vetëm verbalisht.

Pyetje: Si e shpjegoni situatën e krijuar me datë 07.04.2021 në trafikun ajror?

Përgjigje: Situata e krijuar sot në trafikun ajror, pra mbyllja e aeroportit Nëne Tereza ishte për mungesë negociatash, stres të akumulaur prej kohësh nga heshtja e institucioneve kombëtare, pra mungesa e dialogut, përvecc Presidentit të RSH, që ka qenë i vetmi që na ka pritur në takim në zyren e tij me datë 31.03.2021 dhe të nesërmen ka dalë në deklaratë për media që ka ngritur shqetësimin tonë, pasi takim kemi kërkuar të gjitha institucioneve të vendit.

Pyetje: Kush ka qenë me ty në takimin e zhvillur me Presidentin e Republikës së Shqipërisë?

Përgjigje: Në takim me Presidentin kam qenë une, dhe kontrollorët e tjerë Eni Mehja, Olsi Petri, Ejona Kotoni, Erjon Pipero,  si dhe avokati ynë Rezart Kthupi.

Pyetje: Çfarë roli keni luajtur ju në raport me kontrolloret e tjerë, pra ke pasur dijeni se dhe kolegët tuaj do të plotësonin dhe ato në të njëjtën dite me ty deklaratat për paaftësi të përkohshme?

Përgjigje: Unë nuk kam pasur ndonjë rol tek kontrollorët e tjerë, pasi përgjegjësia është individuale. Unë kam marrë dijeni në lidhje me kolegët e mi se dhe ato kishin plotësuar deklaratat e paaftësisë, në momentin që më është komunikuar ndërprerja e marrëdhënieve të punës.

Pyetje: Sa punonjës ju kanë shprehur shqetësimin e tyre nëse ka pasur të tilla, dhe sa kohë ka adresimi i këtyre shqetësimeve?

Përgjigje: Nuk di të them me saktësi se kur kanë filluar shqetësimet e kontrollorëve, por disa prej tyre një pjesë e tyre kanë kaluar Covid 19, si dhe situatën e termetit te dates 26.11.2019, duke qenë se neve nuk mund të largohemi nga vendi i punës dhe që nga kjo periudhë kane filluar  të shtohen stresimet./ Faxweb