grevistetGreva e urisë e të shkarkuarve nga puna në administratën publike, ka hyrë sot në ditën e shtatë të saj. Për momentin në çadra ndodhen 12 grevistë, të cilët kërkojnë nga qeveria “Rama” rikthimin në punë, pasi janë larguar prej andej në mënyrë të paligjshme.


Ndërkohë, në një deklaratë për mediet nga çadrat e ngritura përballë Piramidës, kryetarja e shoqatës së të larguarve nga puna, Nertila Qafzezi, i ka kërkuar qeverisë dhe kryeministri Rama të bisedojë me grevistët për kërkesat e tyre, ndryshe ata nuk largohen: “Jam këtu për t’i thënë qeverisë se nuk trembemi nga presionet. Ajo që presim nga ky kryeministër është që ai të vijë të dialogojë me ne, në të kundërt këtu na ka”, u shpreh Qafzezi.


Nga ana tjetër, gjendja shëndetsore e grevistëve sa vjen e rëndohet.


27 maj, 2014 (gazeta-shqip.com)