Policia e kryeqytetit ndalon dy agresorët. I lënduari, plagë në kokë dhe trup
Konfliktet për pronësinë për pak i kanë marrë jetën një 58-vjeçari nga Sauku. Ai është plagosur rëndë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit me sopata dhe mjete të tjera të forta nga fqinjët e tij, babë e bir.
Zyrtarisht policia e Tiranës njofton se është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i autorëve, të cilët janë Besnik dhe Adrian Dumi, babë e bir, përkatësisht 53 dhe 18 vjeç, banues në Sauk.
Në njoftim saktësohet se në momentin e ndërhyrjes së policisë, sëpata e përdorur për plagosjen e 58-vjeçarit Ibrahim Dumi, i është kapur në dorë Besnik Dumit. Nuk bëhet e ditur ende se cili ka qenë motivi i konfliktit të pronësisë mes dy familjeve me të njëjtin mbiemër, por pritet që hetimet e mëtejshme të bëjnë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.
3 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)