
Gripi i shpendëve është konfirmuar në një tjetër vatër në Shqipëri. Mësohet se raste të reja janë identifikuar në Bashkinë e Peqinit, në njësinë administrative Karinë.
Shërbimi Veterinar në Elbasan bën me dije se menjëherë sapo janë kryer testet dhe kanë rezultuar pozitive me virusin e rrezikshëm janë marrë të gjitha masat për asgjësimin e shpendëve të infektuar.
Rreth 181 shpendë të një ferme janë eliminuar, ndërsa dyshohet se infektimi mund të ketë ardhur nga shpendët migratorë. Për fermerët bëhet thirrje që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos tregtojnë shpendë për një periudhë të caktuar kohore.
Shërbimi veterinar iu bën thirrje fermerëve se në rast se vërejnë simptoma të gripit tek shpendët, të njoftojnë menjëherë autoritetet përkatëse pasi në rast të konsumimit të mishit të infektuar, mund të shfaqen probleme të shumta shëndetësore.