GJYKATA-DURRESLeonora Zaçellari: Pranoj krimin, më dhunonte që nga martesa dhe së fundmi ishte egërsuar


Gjykata lë në burg pa afat gruan që plagosi burrin, dëshmia: Më dhunoi


Durrës – Gjykata e Durrësit ka lënë në burg pa afat 31-vjeçaren e dhunuar që plagosi bashkëshortin, ndërsa po dhunohej fizikisht prej tij. Gjyqtarja Anita Mici, pasi ka dëgjuar palët që kanë paraqitur pretendime të ndryshme mbi ngjarjen, e ka vlerësuar të ligjshëm arrestin në flagrancë të Leonora Zaçellarit dhe ka vendosur lënien në burg pa afat të saj deri në përfundim të hetimeve. Mbrojtja ka deklaruar se plagosja e bashkëshortit ka qenë në kushtet e vetëmbrojtjes së nevojshme në rrethanat kur i shoqi po e dhunonte fizikisht dhe e kërcënonte me pistoletë se do ta vriste. Ajo ka kërkuar një masë sigurie të arsyeshme, duke marrë parasysh rrethanat, si dhe faktin që e arrestuara është nënë fëmijësh dhe duhet të marrë kujdes dhe për ta, ndonëse gjendja e saj fizike dhe psikologjike është e rënduar. E arrestuara ka pranuar kryerjen e krimit kundër bashkëshortit, rrjedhojë e dhunës sistematike të ushtruar prej tij që në fillimet e martesës dhe e egërsuar vitet e fundit. Ndërkohë përfaqësuesi i akuzës ka kërkuar vlerësimin e arrestit në flagrancë dhe lënien në burg pa afat për Zaçellarin, që akuzohet për vrasje me dashje e mbetur në tentativë. Seanca gjyqësore për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj 31-vjeçares që qëlloi me pistoletë mbi të shoqin Përparim Zaçellari gjatë dhunës që ky po ushtronte mbi të, u zhvilluar pasdreken e së premtes. Ndërkohë familjarët dhe mbrojtja e së arrestuarës deklarojnë se do të kërkojnë rikualifikim të ngjarjes, pasi Leonora ka reaguar në mbrojtje të jetës së saj dhe se të paktën duhet të jetë vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike, e mbetur në tentativë. Leonora qëlloi me 6 plumba të mërkurën e kaluar mbi Përparimin, babain e dy fëmijëve të saj. Zaçellari ka deklaruar se ka qenë viktimë e dhunës familjare prej shumë vitesh, ndërsa i shoqi kishte krijuar një marrëdhënie jashtëmartesore që kishte acaruar dhe më shumë marrëdhënien mes tyre. Familja Zaçellari e ardhur nga fshatrat e Korçës jeton në zonën e ish-kënetës në një shtëpi dykatëshe. Rreth orës 16.10 të 17 prillit, pas sherrit me të shoqin, për t’i shpëtuar dhunës dhe kërcënimit me jetë, gruaja e re i ka marrë armën të shoqit dhe ka qëlluar mbi të 6 herë, por vetëm 2 plumba e kanë kapur në trup, njëri prej të cilëve në organet gjenitale. Pas kësaj gruaja ka njoftuar policinë, e cila ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë model 54 e kalibrit 7.62 mm, së bashku me dy krehër me 7 copë fishekë të të njëjtit model e kalibër. V.Q.


Familja Zaçellari e ardhur nga fshatrat e Korçës jeton në zonën e ish-kënetës, në një shtëpi dykatëshe


Tradhtia


Zaçellari ka deklaruar se ka qenë viktimë e dhunës familjare prej shumë vitesh, ndërsa i shoqi kishte krijuar një marrëdhënie jashtëmartesore


Avokati


Mbrojtja e së arrestuarës deklaroi se do të kërkojë rikualifikim të ngjarjes, pasi Leonora ka reaguar në mbrojtje të jetës së saj