Policia e Tiranës ka shoqëruar ditën e sotme një qytetar, i cili prej dy muajsh protestonte para Prokurorisë së Posaçme.

Mësohet se ky qytetar pretendonte se grupet kriminale i kanë vrarë rreth 300 kokë bagëti, teksa sot ai është shfaqur para godinës së SPAK me kufomat e dy bagëtive të ngordhura. Ai ka kërkuar takim me kreun e SPAK, Altin Dumanin, dhe drejtësi për dëmin që i është shkaktua.