Bill Gates është kthyer në njeriun më të komentuar të momentit, për shkak të teorive konspirative që po qarkullojnë në rrjet për pandiminë e COVID-19.


As në Shqipëri nuk kanë munguar deklaratat për Gates dhe teoritë konspirative se pandemia është e sajuar dhe se manjati fshihet pas “projektit të vaksinimit” dhe “vaksinave me çip”.


Së fundmi në rrjet janë shpërndarë edhe disa vargje komike.



Duhet të ndërgjegjësohemi se pandemia është një rrezik real, ndaj duhet të tregohemi të kujdesshëm që të mbrojmë veten, familjen dhe shoqërinë.


Shifrat ditore tregojnë se ka një rritje të rasteve me COVID-19 në Shqipëri, nga dita në ditë.


GATES: COVID përfundon në fund të vitit 2021.


Njeriu që parashikoi që 5 vite më parë përhapjen e koronavirusit, ka bërë një tjetër parashikim të frikshëm për pandeminë që po mban të mbërthyer globin prej disa muajsh.


Ai thotë se deri kur pandemia të marrë fund,  miliona njerëz do të vdesin kryesisht në vendet në zhvillim, teksa aktualisht numërohen 785 mijë viktima.


Fundin e 2021 e sheh edhe si periudhën e fundit të saj, një kohë e mjaftueshme sipas Gates për krijimin e një vaksine të sigurtë dhe imunizimin e pjesës më të madhe të popullsisë botërore.