Ka përfunduar seanca për caktimin e masave të sigurisë për 9 nga 10 personat e arrestuar pas sherrit masiv të ndodhur tre ditë më parë në qytetin e Korçës
Sipas vendimit të Gjykatës së Korçës për Dritan Pino 54 vjeç është caktuar masa e sigurisë arrest me burg siç ishte kërkuar nga prokuroria Ai konsiderohet si një nga personat kryesorë të përfshirë në konfliktin e dhunshëm
Ndërkohë për 8 të arrestuarit e tjerë Petrika Ropi Ilir Shukulli Rafail Kocaqi Salvi Asllan Mihal Zhidro Serxho Mema Gersi Dervishi dhe Kristi Lamcce gjykata ka vendosur masën e detyrimit për t’u paraqitur duke pranuar gjithashtu kërkesën e prokurorisë për ta lënë të lirë me këtë masë më të lehtë sigurie
Për të arrestuarin e dhjetë Sotiraq Shkurti i cili është plagosur gjatë sherrit seanca për masën e sigurisë do të zhvillohet në ambientet e Spitalit Rajonal të Korçës pasi ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve
Hetimet për ngjarjen vijojnë ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e konfliktit dhe përgjegjësitë e secilit të përfshirë.