Presidenti Ilir Meta, në konferencën e përjavshme për shtyp, bëri deklaratën e fortë ku tha se nëse do të ketë grusht shteti “do të shtypet nga grushti i popullit”.
Para gazetarëve, ndërsa komentoi punimet në Këshillin Politik, Presidenti tha se nëse do të ketë shkelje të njëanshme nga maxhoranca, “është e qartë se kemi tentativë për grusht shteti”.
Sipas Metës, grushti i popullit është më i madh se grushti i shtetit.
“Partitë në Shqipëri kanë kohë që nuk bëjnë dot zgjedhje as brenda tyre, nëse maxhoranca nuk dëshiro hapjen e listave, le t’i mbajë të mbyllura për vete, por nuk mund të ndalojë partitë tjera. Nëse do të kemi një shkelje të njëanshme, sikurse është vepruar edhe me ndryshimet Kushtetuese, është e qarët se kemi tentativë për grusht shteti dhe kuptohet që grushti i shtetit do të shtypet nga grushti i popullit, është më i madh grushti i popullit se grushti i shtetit”, tha Meta.