Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar disa takime elektorale sot në Shkodër. Rama mori pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se plotë të shkollës “Ismail Qemali”.
Ai tha se kjo shkollë do të jetë ndër më të bukurat në vend. Gjithashtu Rama shtoi se kjo shkollë është ndër gurët themeltar të historisë së Shkodrës.
“Kjo shkollë është krijuar pak muaj pas shpalljes së Pavarësisë. Pra, kjo shkollë ka lindur nga njerëz patriotë, njerëz që i kanë dhënë Shkodrës para shumë qyteteve të tjera të Shqipërisë, një dritë dije, dashurie për kulturën, që për fat të keq ka ardhur duke u zbehur dhe tretur posaçërisht dekadat e fundit.
Këtu është vendosur një gur themeltar i historisë së qytetit, dijes, kulturës, vendit, Shkodrës dhe qytetarisë. Shkodra e meritonte këtë projekt. Ne kemi ndërtuar 450 shkolla, kjo këtu është ndër më të bukurat”, tha Rama.
