Demokrati Saimir Korreshi ka deklaruar në Top News pasditen e kësaj të premteje se nuk përflitet për zgjedhje brenda PD-së ndërsa në lidhje me sistemin e drejtësisë, Korreshi theksoi se SPAK ka dështuar.

Saimir Korreshi u shpreh se Task Forca e ngritur nga SPAK gjatë zgjedhjeve të 11 Majit ishte diçka pa vlerë ndërsa shtoi se atë ditë, ka denoncuar se ka pasur pranë njerëz të armatosur, por asnjë lëvizje nga autoritetet.

“Kodi Zgjedhor aktual ka penalizuar demokratët. Lista e mbyllur vuri në dukje disa profile, duke qenë se një pjesë nuk u votua. Në 2021-shin janë votuar. Kam qenë kundër, e kam denoncuar këtë pjesë, nuk jam për emërime dhe po them dhe njëherë.

Nuk e besoj se Berisha i ha fjalët e tij. Në të gjithë grupin parlamentar, u tha që primaret nuk duhet të ishin bërë. Berisha nuk kthehej se tha kam dhënë fjalën.

Nuk e kam dëgjuar ndonjëherë që do ketë zgjedhje brenda PD-së. Kjo situatë nuk ka qenë kurrë. Këtu janë me miliona euro tendera të paracaktuara të dërguara në gjyq. Po çfarë të bëjë opozita? Të marri kallashin? Opozita duhet të denoncojnë çdo ditë.

Unë të them të drejtën, e vetmja mungesë besimi që kam pasur për SPAK-un, ka qenë gjatë zgjedhjeve parlamentare. Task Forca që nuk solli asnjë produkt.

Bëmë kallëzimet tona për raste konkrete. Edhe pse ditën e zgjedhjeve thashë se kanë ardhur me armë, nuk kishte asnjë lëvizje.

Thash se SPAK do ndërhynte, por duke parë pajisjet që na dolën më vonë, që është përgjuar dhe SPAK, kjo është çmenduaria e radhës.

Në momente të caktuara, si çdo demokrat nuk na vjen mirë kur godet nga ana jonë por nga ana e tyre”-tha Korreshi.