Debati në Kuvend është vendosur në sferën personale, teksa ish-kryeministri Sali Berisha është kthyer tek akuzat për ish-ministrin Ulsi Manja.

Berisha i ka kërkuar Manjës të tregojë kostumet me vlerë 500 mijë euro, teksa deputeti socialist i është përgjigjur duke hequr xhaketën.

Berisha: Ato kostumet ku i ke ti? Ku i ke kostumet? Aaa.. i ke hequr ato

Manja heq xhaketën…

Berisha: I ke hequr ato

Peleshi: Respektoni kodin e veshjes zoti Manja.

Berisha: Ato janë? A bravo shumë mirë, të ka dhënë dy ty jo një. Ku e ke çantë lujvuton, ku i ke 550 mijë eurot. Ulëzi, në kërkim do përfundosh. Nuk ke shpëtim.

Manja: Sali, tani që të merremi vesh unë e ti. Të ka kap sindroma e stocholmit dhe nuk rri dot pa mu. I ke përmend kostumet pa fund, të sfidoj, çfarë kostumesh vesh Berisha dhe Manja, sa bo e jotja dhe sa bën e imja. E kam pyetur chatgpt për çantën Louis vuiton. Copa e kostumit tënd bën dy mijë euro, pa hak pune.Unë e hoqa xhaketën, ai nuk e hoqi.