Një 33-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë në Tiranë, pasi tentoi të grabiste një banesë.
Mësohet se i riu tentoi të hynte në banesë, ku u përball me pronarin. Edhe ky i fundit është arrestuar, pasi sipas policisë, ka dhunuar brutalisht hajdutin. Vetëm pas dhunës, ai ka njoftuar policinë, duke u thënë se kishte ndaluar hajdutin dhe duhet të vinin për ta arrestuar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. Z., 33 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. L., pasi dyshohet se 33-vjeçari ka tentuar të vjedhë me dhunë, në banesën e shtetasit S. L., i cili me vetëgjyqësi e ka goditur me grushte”,– thuhet në njoftimin e Policisë Tiranë.