Kamerat e sigurisë në ambjentet e jashtme të Gjykatës së Apelit kanë treguar momentin kur autori 31-vjeçar i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Tiranë pret i qetë policinë që ta arrestojë.
Nga pamjet duket se ai rri i qetë me duart në xhepa pranë xhaxhait të tij Gjon Shkambi duke pritur policinë pas vrasjes me 3 plumba në sallën e gjyqit.
Duket që ai nuk bën asnjë tentativë arratisjeje, madje kur uniformat blu afrohen, ai ua bën me dorë për t`i thënë se është ai autor i krimit.
Uniformat blu sulen menjëherë për të neutralizuar atë dhe xhaxhain e tij.