Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, nuk kurseu as kolegët e tij demokratë, ku tha se PS dhe PD nuk kanë pse bashkojnë votat për ndryshimet kushtetuese, duke e cilësuar këtë të fundit si një “Kushtetutë palaço dhe një Kod Zgjedhor bastard”.
Në daljen e tij më të fundit në “Breaking” në Top News, ai foli ashpër për Oerd Bylykbashin dhe Damian Gjiknurin ku sipas tij, ata të dy janë komshinj me vilat që kanë në Palasë dhe ndajnë bashkë një pastruese filipineze.
Ai i quajti ata “komshinj hajdutë”, dhe vuri në dyshim të ardhurat me të cilat ata mund të kenë blerë këto vila luksoze në jug.
“Dy komshinjtë e Palasës, Oerti me Damiani kanë një pastruese filipineze, tre ditë fshinë vilën e Oertit dhe tre ditë vilën e Damjanit. Hajdutët janë komshinj kudo. Nuk shoh të kenë ndonjë biznes legal që të kenë kaq lekë sa të blejnë 3 mijë euro një vilë në Palasë’, u shpreh Murrizi.
Murrizi u shpreh kundër bashkimit të dy forcave politike për ndryshimet në Kushtetutë, duke i quajtur të pavlefshme dhe se nuk do të ndryshojnë në sigurinë në parlament.
“Për çfarë do të ndryshojnë Kushtetutën? Problemi është që në historikun 35 vjeçar çdo gjë është shit të shqiptarët si e mirë por ndërkohë është bërë mes kryetarëve të PS dhe PD. Qoftë pazaret e hershme me Nanon, qoftë ai i 20068 për këtë kod zgjedhor bastard dhe këtë kushtetutë palaço që kanë shqiptarët. Siguria në parlament do rritet sa u rritën sytë e këtyre që tu pëlcasin”, shtoi ai.
