Qytetarët e Dhërmiut kanë denoncuar një person të dyshuar për disa vjedhje të njëpasnjëshme në markete dhe tabakino të zonës.
Sipas denoncimeve, ky është rasti i tretë i vjedhjes së regjistruar në biznese në Dhërmi, ndërsa banorët shprehen të shqetësuar për situatën.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë, autori shfaqet me doreza dhe kapuç, por fytyra e tij duket pjesërisht, çka sipas qytetarëve mund të ndihmojë policinë në identifikimin e tij.
Përveç cigareve, alkoolit dhe vape-ve të marra nga bizneset, autori dyshohet se ka shkaktuar edhe dëme materiale gjatë vjedhjeve.
Qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm nga policia, duke theksuar se autori mund të identifikohet lehtësisht përmes kamerave të sigurisë.
