Hakerat iranianë kanë publikuar ditën e sotme një listë me emra dhe fotot, e cila dyshohet se përmban rreth 105 shqiptarë, të cilët janë nën hetim nga policia.
Mes mijërave fotove dhe dokumenteve me të dhëna gjendet edhe emri dhe fotoja e Ervis Martinajt, si edhe të dhënat e tij, si datëlindja, vendi i lindjes, atësia dhe gjendja civile.
Siç duket edhe në foto, policia ka një imazh tepër të vjetër të Martinajt, ku ai shihet se ka qenë rreth moshës 24-25 vjeç. Duket se fotoja është e të paktën 15 viteve më parë, duke treguar se Martinaj ka qenë i skeduar nga autoritetet shumë kohë më parë.
Në dosjen e publikuar nga hakerat iranianë gjenden gati 100 mijë persona të skeduar nga policia dhe tashmë ajo është publike në rrjetet sociale dhe kushdo mund të ketë akses.