Presidenti i vendit Bajram Begaj pritet të mbledhë sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Mësohet se Këshilli i Sigurisë do të mblidhet lidhur me sulmet kibernetike nga Irani që kanë goditur vendin tonë. Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 11:00, ndërsa do të marrë pjesë kryeministri Edi Rama, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi etj.
Kujtojmë se gjatë mbrëmjes së djeshme, hakerat iranianë kanë bërë publike të tjera të dhëna nga sistemi i policisë.
Në kanalin e tyre në “Telegram”-it, “Homeland Justice”, aty ku kanë publikuar edhe materiale të mëparshme, kanë bërë publike sot lista të pretenduara të efektivëve të Policisë së Shtetit. Listat kanë foto, emrin, mbiemrin, atësinë, datëlindjen, vendlindja dhe ID të efektivëve.