Një sulm kibernetik dyshohet se ka goditur sistemet e Gjykatës së Lartë në Shqipëri, ndërsa përgjegjësinë për ndërhyrjen e ka marrë një grup që e quan veten “Homeland Justice”.

Në një mesazh të publikuar online, ky grup pretendon se ka depërtuar në rrjetet e sistemit gjyqësor dhe se ka siguruar të dhëna dhe dokumente që, sipas tyre, lidhen me funksionimin e brendshëm të institucioneve të drejtësisë.

Deri në këto momente, nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet shqiptare mbi përmasat e sulmit apo nëse të dhëna sensitive janë komprometuar.

Institucionet përgjegjëse për sigurinë kibernetike pritet të verifikojnë autenticitetin e pretendimeve dhe të vlerësojnë ndikimin e mundshëm.