Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me rastin e hakerimit të sistemit elektronik të SPAK. Në qendër të hetimeve janë tre persona: Agim Ismaili, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj, por emra të tjerë janë përfshirë si pjesë e një rrjeti të strukturuar me qëllime të qarta.
Ky grup ishte pjesë e një strukture që koordinonte edhe shpërndarjen e materialeve të rrjedhura në media, për të goditur individë të caktuar në publik.
Në këtë grup ishin të përfshirë:
- Sokol Ngresi – Anëtar i Gjykatës së Lartë, mik me Agim Ismailin;
- Anton Martini – Drejtor i Hetimit Tatimor (nga e njëjta zonë me Agim Ismailin);
- Dritan Palnikaj – Sekretar i Përgjithshëm në MBU (nipi i Agimi Ismailit);
- Ermal Kënaçi – Shef i komisariatit nr.2 në Tiranë (Ish-shef sektori në SHKKB, i shkarkuar);
- Melsi Beli – Punon në AKSHI (Lidhje e Agim Ismailit pasi e ka pas vartës te burgjet) larguar nga detyra;
- Blerina Hoxha – Punon në AKSH (Lidhje e Melsi Belit);
- Jonida Baçi– ish-drejtoreshë e ATP e shkarkuar nga detyra (nga hetimi del lidhje miqësie me Agim Ismailin);
- Ylli Gaxholli– ish-punonjës në ATP i shkarkuar (Agjencinë e Pronave) lidhje e vjetër e Agim Ismailit dhe Jonida Baçit ish-drejtoreshë e ATP;
- Maltin Malaj – ish -drejtor në DPB tek prokurimet me Admir Arbrin, drejtor i Burgjeve.




